Ilustrim

Një grua dyshohet se u sulmua nga dy burra në Mitrovicë

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga dy burra më 04.04.2024 në Mitrovicë.

Viktima sipas Policisë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Rr. Kollashini, Mitrovicë 04.04.2024-04:00 .Viktima  kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe   ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin kujdestar rasti inicohet si më lartë dhe mbetet nën hetime” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.