Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një fabrikë përfshihet nga zjarri në Kërpimeh të Podujevës

Një fabrikë është përfshirë nga zjarri sot me 14.04.2024 në fshatin Kërpimeh të Komunës së Podujevës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës.Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë” – ka thënë Ahmeti.