Ilustrim

Operacion i befasishëm i Policisë, arrestohet 41-vjeçari i kërkuar nga Gjykata

Policia e Kosovës ka njoftuar se si rezultat i një operacion të befasishëm që zyrtarët policor të stacionit të Podujevës kryen mëngjesin e sotëm (19.04.2024), u arrestua një person i kërkuar nga Gjykata.

Sipas Policisë, personi i kërkuar B. B. 41-vjeçar, ka qenë në arrati deri më sot.

41- vjeçari pas arrestimit nga ana e Policisë është dërguar në vuajtje të dënimit prej tri vitesh.

Tutje u shtua se Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.