Nga shembja e dheut dëmtohet gypi i ujit në rrugën “Kaçaniku” në Prishtinë

Rruga “Kaçaniku” në Prishtinë do të mbetet pa ujë deri nesër.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ duke thënë se nga ndërtuesit e objekteve banesore është shkaktuar shembje dheut, e cila ka dëmtuar gypin e ujit fi 110 mm.

KRU “Prishtina” ka postuar edhe videon e dëmtimit të gypit në këtë lagje.

“Ju njoftojmë se si shkak i shembjes së dheut në rrugën ” Kaçaniku” nga ndërtuesit e objekteve banesore është dëmtuar gypi i ujit fi 110 mm. Pa furnizim me ujë të pijshëm mbetet kjo rrugë deri nesër 7 nëntor, e marte nga pamundësia e riparimit gjatë natës së sotme. Rrezikshmëri e lartë!!!” – thuhet në njoftimin në Facebook.