Tabela me mbishkrimin “Policia e Kosovës” në hangar, Foto: Kallxo.com

Nëna braktisë fëmijët e saj në Prishtinë

Disa fëmijë janë braktisur nga nëna e tyre dje rreth orës 11:00, në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se e dyshuara ka raportuar se nuk dëshiron të kujdeset për fëmijët e saj.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt në qendrën strehimore në Prishtinë, ndërsa e dyshuara është liruar.