Policia e Kosovës

Pejë, shoqërohet në Polici i dyshuari për bashkëjetesë me një vajzë të mitur

Një person në Pejë është shoqëruar dje për intervistim në Polici.

I njëjti po dyshohet se në vitin 2022 ka bashkëjetuar me vajzë një të mitur.

“Është shoqëruar për intervistime nën dyshimin se i njëjti (në vitin e cekur-2022) ka kryer veprën e cekur duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur, me të cilën tani janë ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve”- thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.