Leposaviq, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj gruas

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar, të enjten më 22.02.2024 në Leposviq pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.