Arrestohen dy persona për dhunë në familje, viktima dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy të dyshuar, një burrë dhe një grua nën dyshimin se kanë kryer veprën penale dhunë në familje.

Sipas raportit policor, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një grua, e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Policia e Kosovës ka thënë se pas procedurave policore viktima është dërguar në strehimore, kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.