Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin e pajisjeve dentare dhe pjesëve për vetura nga një autoambulancë. foto: Screenshot, Kosovo Police/Facebook,

Në Merdarë parandalohet kontrabanda e mallrave me autoambulancë

Sot rreth orës 13:30 Policia e Kosovës ka parandaluar një kontrabandë mallrash, duke sekuestruar 64 pajisje dentare të ndryshme dhe një qese me pjesë të ndryshme për vetura.

Policia ka shpjeguar se kjo ngjarje ka ndodhur në pikën kufitare në Merdarë, ku është ndaluar një autoambulancë me targa vendore të cilën e ngiste një burrë.

“Gjatë kontrollit të detajuar në brendësi të sajë, janë gjetur të fshehura 2 qese në të cilat kishte material dhe pajisje dentale të ndryshme (gjithsejtë 64 copë) si dhe një qese me pjesë të ndryshme për vetura (gjithsejtë 5 copë), e të cilat nuk ishin të deklaruara nga vozitësi” – thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, malli i gjetur është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme administrative.