Ndërrimi i trasesë së rrugës transit në Malishevë - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi që flet për ndërrimin e trasës së rrugës transit në Carrallukë të Malishevës.

Si e zhvendosi Ministria e Infrastrukturës rrugën në arat e mbështetësve të LVV-së në Malishevë?

A e ndryshoi Ministria trasenë e rrugës për t’i mundësuar familjes Hoti ndërtimin e një objekti?

Çfarë ndikimi ka familja Hoti në Lëvizjen Vetëvendosje?

Çfarë thonë banorët e pronave ku kalon tranziti?

A u njoftua Komuna e Malishevës për ndryshimet?

Në pjesën e dytë të emisionit transmetohen pamjet e aksionit të Inspektoratit të Punës në rajonin e Mitrovicës

Ndërsa në pjesën e tretë – intervista me drejtoreshën e NDI-së, Nancy E. Soderberg

Cilat janë përvojat e saj në kohën e Administratës së presidentit Bill Clinton?