Ilustrim

Pse nuk ka kifle për nxënësit Prizrenas

“7 herë kanë shkuar letrat anena e knena”, ka thënë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, për tenderin për shujta për shkollat e Prizrenit.

Asamblistja e Vetëvendosjes në Prizren Mimoza Bushrani ka përballur Haskukën me premtimin e tij për sigurimin e shujtave për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, duke i kujtuar dështimin e tij për të realizuar këtë premtim.

Haskuka ka thënë se Komuna ka ndarë buxhetin për këtë çështje dhe është analizuar edhe numri i nxënësve dhe mënyra e ndarjes së shujtave.

Mirëpo Haskuka është ankuar në OSHP (Organi i Shqyrtimit të Prokurimit) që ky institucion më shumë se 1 vit ka zvarritur këtë tender, sepse operatorët kanë paraqitur vazhdimisht ankesa në këtë tender dhe se sipas Haskukës afatet ligjore nuk po respektohen kur vjen puna te Komuna e Prizrenit.

“Kemi një kontratë që 1 vit e gjysmë, pra hera e 7 që tenderi i shujtave është dërguar në OSHP, dhe herën e fundit ankesa është bërë mbas afatit për ankesa, pra ankesa është paraqitur mbas orës 16:00”, ka thënë Haskuka.

Në përballje me Jeta Xharrën në serinë e debateve Jeta në Komunë, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuks është përballur me premtimet e tij të dhëna para se të votohej për kryetar Komune, kurse i njëjti ka dhënë llogari për premtimet e mbajtura dhe ato të parealizuara deri më sot.

Të ftuar në studio pos kryetari Haskuka janë edhe: Sherife Balaj- Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Haziz Hodaj – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Mimoza Bushrani – Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Baldedaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Valon Xhabali- EC MA NDRYSHE, ndërsa në  ZOOM janë  Esen Kajmakçi – Përfaqësuese e grave në shoqatën e bizneseve ESNAF dhe Dafina Alishani, Lëvizja Vetëvendosje.