Foto: MPJD

MPJD-ja refuzoi kërkesën e disa qytetarëve serbë për të hyrë në Kosovë, ndalohen në kufi nga Policia

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të premten më 11 qershor, nuk ia ka aprovuar kërkesën për të hyrën në Kosovë të 39 qytetarëve të Serbisë, me pretekstin se do bënin pelegrinazh.

Refuzimin e kësaj kërkese, e kanë konfirmuar nga MPJD për KALLXO.com.

“MPJD-ja nuk ka aprovuar kërkesën e 39 qytetarëve serbë për të hyrë në Kosovë për datën 12 dhe 13 qershor 2021. Të njëjtit janë njoftuar me shkrim dje (e premte)”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Në media vendore sot është raportuar se një autobus me qytetar serbë sot nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.

Kurse, MPJD-ja ka thënë për KALLXO.com se për çfarë ka ndodhur sot, duhet referuar Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka kthyer përgjigje në interesimin e KALLXO.com.