Motra raporton zhdukjen e motrës dhe tre fëmijëve

Një grua ka raportuar në Polici se motra e saj së bashku me tre fëmijë janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer.

Sipas ankueses, ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, këtë të hënë rreth orës 17:00.

Policia ka njoftuar se sipas ankueses që ka raportuar, personi që është në kërkim vuan nga një çrregullim mendor.

Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.