Ilustrim

E mitura shkoi të lindte në QKUK, Policia arrestoi prindërit

Një vajzë e moshës së mitur raportohet se është pranuar në repartin gjinekologjik të QKUK-së.

Vajza e moshës së mitur ishte shtatzanë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar më një djalë po ashtu të moshë së mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Në lidhje me rastin në cilësinë e të dyshuarave janë intervistuar të dy prindërit e viktimës dhe personit të dyshuar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit prindërit janë dërguar në mbajte.

Policia në raportin 24 orësh nuk ka bërë të ditur nësë janë dërguar në mbajtje prindërit e dy të miturve, apo vetëm njërit.