Babai raporton zhdukjen e vajzë së mitur

Një burrë ka raportuar se vajza e tij e moshës së mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende.

Ai ka treguar se nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Gjilanit gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.