Foto; KALLXO.com

Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Gjakovë

Një vajzë e moshës së mitur, është raportuar të jetë zhdukur në rajonin e Gjakovës. Policia e Kosovës, njofton ta ketë marrë këtë informacion, por nuk ka dhënë detaje se nga kush është lajmëruar rasti. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, e reja ka dalë nga shtëpia por nuk është kthyer më dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është paraqitur te organet e rendit mesditën e djeshme, ndërsa po vazhdon të hetohet nga Policia.