Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta shi me borë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim, mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës.

Pritet të  fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/sm thuhet në njoftimin e IHMK-së.