Njëri nga të arrestuarit nga Policia e Kosovës, Foto: KALLXO.com

Momenti i arrestimit në Fushë-Kosovë i të dyshuarit për grabitjen në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot pasdite një person në Fushë- Kosovë. I arrestuari dyshohet se ka lidhje me grabitjen e ndodhur në një argjendari në Suharekë më 22 nëntor 2023.

Fillimisht, Policia për më shumë se tri orë ka kryer bastisje në një banesë në Fushë-Kosovë, ku më pas, nga aty me duar të lidhura është nxjerrë i dyshuari.

Policia ka kryer sot bastisje në Prishtinë, Carralevë e Fushë -Kosovë.

Nga ky aksion i Policisë, një polic ka mbetur i plagosur në përleshjen me të dyshuarit, ndërsa një i dyshuar ka mbetur i vrarë.

Në përgjithësi, sot 4 të dyshuar janë arrestuar e një është në kërkim.

Më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Një polic ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar gjatë përleshjes me të dyshuarit.