Foto; KALLXO.com

Mitrovicë: Ekspozon armën gjatë një mosmarrëveshje në trafik, arrestohet i dyshuari

Një burrë nga Mitrovica ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik, një person i dyshuar e ka kanosur duke i ekspozuar armën.

Sipas policisë, pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari  i cili me vete kishte në posedim një armë të llojit “Pistoletë Ekol Special” 99 kalibër 9 mm, një karikator dhe 2 fishekë të njëjtit kalibër.

Tutje, policia thekson se me vendim të Prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30