Vetura, ilustrim Foto: Pixabay

MINT me Udhëzim Administrativ për bizneset që japin vetura me qira

Tani e tutje veprimtaria e qiradhënies së automjeteve duhet të ushtrohet në bazë të disa kushteve të përcaktuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Ministrja Rozeta Hajdari sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për shoqëritë tregtare me të cilin përcaktohen kushtet dhe kriteret e ofrimit të shërbimeve të automjeteve me qira (rent-a-car).

“Sipas këtij udhëzimi, ndër të tjera shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtarinë e ofruesit të shërbimeve të automjeteve me qira, obligohen që të regjistrohen në regjistrin e turizmit sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ për Regjistrin e turizmit brenda 30 ditëve nga dita e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë” – njofton MINT-i.

Me këtë udhëzim, sipas njoftimit të ministrisë, parashihet që ofruesit e shërbimit të automjeteve me qira duhet të lidhin kontratë në secilin rast të ofrimit të automjeteve me qira dhe gjatë gjithë kohës duhet të kenë të regjistruara dhe të siguruara të gjitha automjetet sipas legjislacionit përkatës për sigurimin e detyrueshëm nga auto përgjegjësia.

Po ashtu, me Udhëzimin e ri Administrativ parashihet që ofruesit e shërbimit të automjeteve me qira duhet të lidhin kontratë në secilin rast të ofrimit të automjeteve me qira dhe gjatë gjithë kohës duhet të kenë të regjistruara dhe të siguruara të gjitha automjetet sipas legjislacionit përkatës për sigurimin e detyrueshëm nga auto përgjegjësia.

Operatoret obligohen që të kenë së paku 10 automjete të përshtatshme për vozitje.

Ky udhëzim administrativ hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe do të mbikëqyret nga Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Foto: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Facebook