Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mori veturën me qira dhe ia dha dikujt tjetër për shlyer borxhin

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një person në Ferizaj nën dyshimin e se ka shpërdoruar pasurinë e huaj.

I dyshuari kishte marrë një veturë me qira në Rent a Car dhe nuk të njëjtën ia kishte dhënë një personi tjetër në mënyrë që kështu të shlyente një borxh të mëparshëm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte marr një veturë me qira dhe të njëjtën veturë ia kishte dhënë një personi tjetër në mënyrë që të shlyente një borxh” – thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje.