Qeveria do të vendosë çmimin maksimal të naftës

Qeveria e Kosovës ka votuar projekt- Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masave të tjera mbrojtëse.

Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, Qeveria do të përcaktojë menjëherë çmimin maksimal të lejuar për derivatet.

Rozeta Hajdari, ministre në Ministrinë së Industrisë dhe Tregtisë nuk ka përmendur ndonjë shifër se sa do të jetë ky çmim, por ka shtuar se në treg ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me tregun ndërkombëtar.

“Udhëzimi administrativ bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg. Në bazë të të dhënave që posedon MINT-i, të konfirmuara me evidencë nga bizneset nga Dogana dhe ATK-ja, ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet në tregun botëror. Mospërshtatja e çmimeve është një ndër shkaqet kur Qeveria mund të përcaktojë çmimin maksimal të lejuar, apo të kufizimit të marzhës tregtare. Do të jenë të bazuara në evidencat e Doganës dhe ATK-së. Me këtë udhëzim MINT-i propozon përcaktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet”, ka thënë ajo.

Në mbledhjen e Qeverisë u tha se ky UA do të ndihmojë qytetarët dhe do të ruajë konkurrencën.

Aktualisht çmimi i produkteve të naftës ka arritur në 1.90 euro.

Kurti: Jemi duke e përpiluar një udhëzim administrativ lidhur me çmimet e naftës