
Foto; KALLXO.com
Arrestohet një shtetase kineze, nuk e kishte kthyer veturën e marrë me qira që nga korriku
21.10.2022 - 12:00
Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten rreth orës 16:00, nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme, ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë e tipit Pasat me targa të Maqedonisë së Veriut, që kërkohej në nivel ndërkombëtar.
Policia thekson se lidhur me këtë rast, në stacion policor është shoqëruar e dyshuara (shtetase kineze) e cila që nga data 03.07.2022, për shërbim nga një Rent a Car në Maqedoninë e Veriut, ka marrë veturën dhe nuk e ka kthyer më.
Njësiti i autokrimeve është mbështetur nga Njësiti për bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe janë koordinuar me Prokurorinë Themelore të Prishtinës për këtë veprim.