Betohen ushtarët e FSK-së

Ministria e Mbrojtjes flet rreth dyshimeve për helmim të disa pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas disa lajmeve në mediat online për helmimin e pesë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ushqimi.

Ministria përmes një njoftimi ka thënë se të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmë mjekësore tash janë shëndosh e mirë.

“Me të marrë informacionin, SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave standarde operative dhe deri më tani kemi të konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim”, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se në bashkëpunim me IKShPK-në kanë marrë mostrat e ushqimit dhe janë duke pritur rezultatet.

“Gjithashtu, përmes mekanizmave tanë zyrtar mjekësor si dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë marrë mostrat e ushqimit dhe jemi duke pritur rezultatet e analizave që do të mundësojnë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm, që kanë rezultuar me çrregullimin shëndetësor të pjesëtarëve tanë”, vazhdon njoftimi.