Arkiv - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ministri i Mbrojtjes: Investimi në ushtri në 3 vitet e fundit ka shënuar rekord
30.12.2023 - 18:10
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se në 3 vitet e fundit është shënuar rritje rekord e kapaciteteve luftarake të ushtrisë me investim mbi 290 milionë euro, nga më pak se 4 milionë që kishte qenë në qeverisjen e kaluar.
“Nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro, me ç’rast dhe kemi shënuar një ngritje rekord të kapaciteteve luftarake të ushtrisë sonë”- është shprehur ai.
Sipas tij, brenda tre viteve kanë investuar më tepër se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK.
“Do të vazhdojmë me hapa të sigurt të konsolidojmë ushtrinë e Kosovës”- shtoi me tej Maqedonci.