Minatorët e Trepçës në protestë, sërish u vonohen rrogat

Pakënaqësia e shprehur nga ana e minatorëve për mosrealizim me kohë të pagave po vazhdon edhe për muajin korrik.

Paga e muajit qershor nuk doli me kohë për mbi 1,200 minatorët e Ndërmarrjes Publike “Trepça”.

E njëjta gjendje vlen edhe tani dhe shfaqet në formë proteste nga minatorët.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i Sindikatës së Minatorëve, Destan Kërleshi, i cili shtoi se kryeshefi ekzekutiv nuk është përgjigjur për këtë rast.

“Sot kanë protestu ndërrimi i parë dhe kanë kërku nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes të jetë prezent dhe t’ua sqaroj gjendjen momentale në të cilën gjendet ndërmarrja dhe për pagesën e cila nuk po realizohet, mirëpo ai nuk ka gjet arsye që t’iu drejtohet atyre”- deklaroi Kërleshi për KALLXO.com.

Minatorët e Trepçës ende nuk e kanë marrë gjysmën e rrogës për muajin qershor

Vonesa e pagës për këtë muaj, minatorët e ‘Trepçës’ protestojnë me grevë