Trepça - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Vonesa e pagës për këtë muaj, minatorët e 'Trepçës' protestojnë me grevë

Paga e muajit të kaluar nuk doli me kohë për mbi 1,200 minatorët e Ndërmarrjes Publike “Trepça”.

Për këtë, sot minatorët në Stan Tërg kanë nis një protestë në formë të grevës.

“Për momentin është një lloj greve, një protestë për shkak të mos-pakënaqësisë për realizmin e pagës. Greva po mbahet në Stan Tërg” – konfirmoi shkurt Ibrahim Januzi, përfaqësues i Sindikatës së Minatorëve të “Trepçës”.

Dje gjatë ditës, drejtori i minierës në Stan Tërg, Behxhet Vinarci dha dorëheqje pas problemeve me shitjen e xeheve.

Madje, Vinarci tha se situata e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës, ndikoi që shitjet mos të shkojnë sipas parashikimeve.

Jep dorëheqje drejtori i minierës në Stan Tërgë