Ilustrim

Mërgimtari raporton policinë se i kishin vjedhur armën në banesën e tij

Një mërgimtar nga Zvicra ka njoftuar policinë se i është vjedhur një armë në banesën e tij.

Policia e Rajonit të Pejës ka marrë raportimin tri ditë më parë.

Mërgimtari ka raportuar se përveç pistoletës i ishin vjedhur edhe 20 deri në 30 fishekë si dhe leja e posedimit të armës.

Armën së bashku me fishekë mërgimtari e kishte pasur brenda një qante në një dollap në banesën e tij.

Policia ka njoftuar se rasti ishte iniciuar dhe po vazhdon të hetohet.