Malisheva ndanë 42 motokultivatorë për bujqit lokalë

Komuna e Malishëves sot ka shpërndarë 42 motokultivatorë për bujqit, të cilët kanë aplikuar në shpalljen për përkrahje me mekanizëm bujqësor, përkatësisht motokultivatorë.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Drejtori për Bujqësi, Murat Hoxha.

“Uroj t’i gëzoni dhe t’i shfrytëzoni sa më shumë dhe sa më mirë, të gjithë ju që këtë vit jeni përfitues të këtyre motokultivatorëve. Ky nuk do të jetë i vetmi subvencion apo e vetmja përkrahje, por ne do të vazhdojmë me përkrahjen e sektorit të bujqësisë, pasi bujqësia është prioritet për ne”, ka thënë Begaj.

Kurse, drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, ka bërë të ditur, se krahas motokultivatorëve, drejtoria ka bërë shpallje edhe për subvencionim në serra si dhe për përkrahje të bletarëve lokal, me qëllim që të ndihmohen dhe të përkrahen bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës.

Konkursi për motokultivatorë ishte shpallur nga komuna më 3 korrik dhe ka qenw i hapur deri mw 17 korriki.  Kurse kriteret e konkurrimit kanë qenë: Fermeri duhet të jetë banorë i Komunës së Malishevës. Të merret me kultivimin e kulturave Perimëtare, Lavërtare, Pemëtare ose Vreshtare. Të jetë i gatshëm të paguaj paraprakisht shumën prej 30 % të kostos së përgjithshme. Përparësi kanë pasur fermerët të cilët nuk kanë përfituar asnjëherë nga projektet e Drejtorisë së Bujqësisë.