Foto: AKA/ Facebook

Logoja dhe kredencialet e Agjencisë së Akreditimit vendosen në ueb-faqen e ENQA-s

Në ueb-faqen zyrtare të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) është vendosur edhe logoja dhe kredencialet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Naim Gashi, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), për KALLXO.com ka thënë se kjo logo është vendosur pasi që javë më parë Bordi i ENQA i ka dhënë statusin “affiliate” Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

“Ky vendim erdhi pasi që AKA ka bërë progres në zbatimin e rekomandimeve të ENQA dhe ka raportuar aktivitete konkrete për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë konform standardeve evropiane të cilësisë (ESG)” – ka thënë ai.

Sipas Gashit, me rekomandimin e ENQA të gjitha vendimet dhe komunikimet e AKA do ta mbajnë edhe logon “ENQA Affiliate”.

Më 3 shtator 2022, drejtoresha e ENQA, Anna Gover, i ka konfirmuar drejtorit të AKA-së, Naim Gashi, se është pranuar aplikacioni i AKA-së për Statusin anëtar “affiliate”.

Agjencia e Kosovës për Akreditim bëhet anëtare “affiliate” e ENQA-s