
Pamje nga operacioni i Policisë në Mitrovicë të Veriut - Foto: Kossev
Lista e pronave të Millan Radoiçiq që u bastisën sot
29.9.2023 - 08:52
Burime të KALLXO.com, mësojnë se përpos restorant “Grey”, Policia e Kosovës, sot ka bastisur edhe një vilë në zonën e liqenit të Ujmanit e cila dyshohet të jetë në pronësi të Millan Radoiçiq, nënkryetarit të Listës Serbe.
Radoiçiq ka qenë pjesë e grupit të armatosur që kreu sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është duke zhvilluar operacion në veri të Kosovës, në pesë lokacione të tri komunave, duke kryer bastisje.
Sipas Policisë, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.
“Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”- thuhet në njoftim.