Foto: KALLXO.com

Lipjan, një person gjendet i vdekur në veturën e tij

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në veturën e tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50.

Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti, i cili po trajtohet si vdekje e dyshimtë vazhdon të hetohet.