Ilustrim

Leposaviq, dy kamionë kalojnë kufirin ilegalisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Postenje, në rrugë ilegale kanë hyrë dy kamionë dhe në momentin kur policia i’u ka dhënë shenjë që të ndalen, të njëjtit nuk e kanë respektuar urdhrin e policisë dhe të njëjtit kanë vazhduar dhe kanë kaluar në kufirin e Serbisë.

Policia tha se ka arritur që t’i identifikoj targat e njërit  kamion.

Tutje, është thënë se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me sugjerimin e tij është iniciuar rasti.