Foto: Policia e Shtetit Ilustrim
Katër qytetarë nga Prishtina arrestohen në Shqipëri, u kapën duke transportuar emigrantë
Policia e Shtetit ka arrestuar katër shtetas të Kosovës, tre burra dhe një grua nën dyshimet se të njëjtit po kryernin veprimtari ilegale pasi ndihmuan pesë emigrant të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Të dyshuarit janë A. P., 27 vjeç; E. S., 22 vjeçe; U. K., 27 vjeç; A. S., 26 vjeç.
Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë sekuestruar tri automjete, katër telefona dhe shumë monetare me vlera të ndryshme.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin kundrejt pagesës, emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, pranë vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, ku edhe u bë i mundur lokalizimi i tre automjeteve, tip “Volksëagen”, “Audi Q7” dhe “Audi A8”, me të cilët po qarkullonin shtetasit e lartpërmendur.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të transportonin kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së, 5 emigrantë të paligjshëm.
Policia ka njoftuar se do të vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
.