Kamioni që barte mallrat jashtë dimensioneve. Foto: Policia e Kosovës

Transportonte mallra jashtë dimensioneve të lejuara, Policia gjobit shoferin dhe kompaninë ku ai punon

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia për Kontroll të Autostradave dje kanë identifikuar një kamion, i cili ishte duke transportuar pajisje jashtë dimensioneve të lejuara.

Në një njoftim Policia ka thënë se për këtë veprim kanë gjobitur shoferin e mjetit dhe po ashtu personin juridik, pra firmën ku ai punonte.

Gjobat u tha se janë shqiptuar sipas ligjit për automjete, ku firma u dënua me 600 euro, ndërsa shoferi mori 130 euro gjobë.

Ngjarja, sipas gjobave që u publikuan nga ana e Policisë tregohet se ndodhur në autostradën Veternik-Bresje, dje rreth orës 17:00.

Kamioni që barte mallrat jashtë dimensioneve të lejuara. Foto: Policia e Kosovës
Gjoba e shqiptuar ndaj firmës. Foto: Policia e Kosovës
Gjoba e shqiptuar ndaj shoferit. Foto: Policia e Kosovës
Kamioni që barte mallrat jashtë dimensioneve të lejuara. Foto: Policia e Kosovës