Foto: KALLXO.com

Kabllot elektrike marrin flakë në afërsi të Graçanicës, KEDS fillon intervenimin

Disa kabllo elektrike të vendosura në një shtyllë afër qytetit të Graçanicës kanë marr zjarrë, si pasoj e një kamioni që i ka prekur ato.

Kështu ka njoftuar për KALLXO.com zëdhënësin i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se ekipi i tyre është në vend ngjarje.

“Po një kamion i ka prekë. Ekipa jonë është aty duke e rregulluar” – ka thënë Buzhala.

KALLXO.com raportoi edhe më herët për këtë ngjarje.