Arrestohet shoferi i kamionit që goditi për vdekje një person në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë shoferin e kamionit, i cili dyshohet se e ka goditur për vdekje të premten një person në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas Policisë, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.

I dyshuari e kishte shkaktuar aksidentin rreth orës 16:44 në fshatin Maxhunaj dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes, sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Vdes një person pasi goditet nga kamioni në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë