Kuvendi i Kosovës e cilëson historik sesionin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pasditen e 16.04.2024, debatohet dhe votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Kuvendi i Kosovës njofton se fillimisht raportuesja për Kosovën, Theodora Bakoyannis do e prezantoj raportin konsultativ për aplikimin e Kosovës e më pas iu jepet fjala edhe anëtarëve tjerë, përfshirë edhe anëtarët e delegacionit të Kosovës.

Kosova në Strasburg përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, zëvendësi i saj Kreshnik Ahmeti, deputetët Saranda Bogujevci, Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri.

Pas përfundimit të debatit, raporti hidhet në votim ku me 2/3 e votave për miratohet dhe i përcillet Komitetit të Ministrave për votim.

Kuvendi i Kosovës njofton se Komiteti i Ministrave mblidhet më 16-17 maj 2024.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12.04.2022.

Kuvendi i Kosovës e ka quajtur “sesion historik” punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Mes shpresave të mëdha, Kosova në pritje për ta bërë hapin e parafundit për anëtarësim në KiE