Albin Kurti - Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kurti: Në Bruksel do të ketë takim për kapitullin e ardhshëm të dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Bruksel do të zhvillohet takimi i parë i tij me presidentin Serb Aleksandar Vuçiq.

Kurti tha në këtë takim do të flitet se cili është kapitulli i ardhshëm i dialogut dhe bëri të qartë se nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm.

“Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut është takim i parë në të cilin për herë të parë pritet që përball ta kem presidentin e Serbisë me të cilin nuk jam taku asnjëherë në jetë nëse përjashtojmë tryezën me mbi 30 veta në shkurtin e vitit 2020 në konferencën e sigurisë që mbahet tradicionalisht në Mynih të Gjermanisë. Pra, ky është takim i parë dhe aty do të shohim se çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm por nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”, tha Kurti.

Kurti është pyetur se a do të paraqes platformë për dialogun në Kuvend pasi opozita e ka një kërkesë të tillë.

“Unë i kam taku dy prej 3 anëtarëve të partive opozitare, përveç kësaj do ta kemi një diskutim në Kuvendin e Republikës lidhur me gjendjen e deritanishme të procesit të dialogut të kaluar sepse duhet të shohim se ku ndodhemi sot a u përket marrëveshjeve të dikurshme, zbatimit të tyre dhe ndikimit të tyre”, tha Kurti.