Kurti: AKP do të shuhet për të krijuar fondin sovran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se gjërat e mira mund të vijnë ngadalë por gjërat e këqija duhet të ndalen sa më shpejtë.

“Prandaj kemi këtë shpejtësi ne, për shkak se zotimet para 14 shkurtit, i kemi pas kështu. Nëse do të ishim ngadalësuar, do kishim devijuar nga premtimet që u kemi dhënë qytetarëve”, tha Kurti.

Ai ka arsyetuar shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Duhet të shuhet sepse duhet të ndërtohet fondi sovran”, tha Kurti.

Kurti tha se AKP shuhet e fondi sovran ngritët. Për këtë Kurti tha se kanë votuar qytetarët dhe gjithçka është paralajmëruar më herët.

Duke iu kundërpërgjigjur opozitarëve që e akuzonin për dikaturë, ai tha se demokracia nuk është vetëm në kontrast me diktaturën por edhe në kontrast me anarkinë.

“Qëndrimi individual është një gjë, vendimet janë me shumicë”, ka thënë Kurti.