Ceremonia e turneut përkujtimor "Erion Kajtazi"- Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Kujtohet me nderim Erion Kajtazi, futbollisti që vdiq në fushë duke luajtur

Familjarë, miq e kolegë të skuadrës FC Trepça ’89 janë mbledhur në fushën e futbollit e cila mban emrin e Erion Kajtazit, futbollistit nga Mitrovica që vdiq  më 03.12.2022 derisa ishte duke e ushtruar pasionin e tij.

Në trevjetorin e vdekjes, Erioni u kujtua me mallëngjim e lot në sy nga ata që e nderuan kujtimin për të.

Turneu përkujtimor “Erion Kajtazi”- Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Perëmendorja e Erion Kajtazit – Foto: KALLXO.com

Në ceremominë e turneut përkujtimor, moderatori Kreshnik Istrefi tha se Erioni do të jetë gjithmonë në zemrat e të gjithëve.

“Ishte një djalë i dashur, i respektuar. Sot jemi këtu për të përjetësuar emrin e Erion Kajtazit”- tha ai.

Se do të kujtohet gjithmonë si një simbol i forcës e potencoi nënkryetari i Federatës së Futbollit, Agim Dibrani.

“Kanë kaluar tre vite që kur u nda nga jeta. Ashtu siç jetoi me zemër të madhe për futbollin, ai la gjurmë, përkushtimin e krenarinë dhe drita që la pas nuk u shua kurrë. Dhembja është e madhe por përkujtimi është edhe më i madh. Do të mbetet në zemrat tona si simbol i forcës”- tha mes emocionesh Dibrani.

Gjimnazi “Frang Bardhi” ka shembull Erion Kajtazin, sipas drejtorit të kësaj shkolle, Luan Mehmetit.

Për Mehmetin, Erioni ka qenë djalë i shkëlqyeshëm e kujtimi për të do të jetë i përhershëm.

“Jemi mbledhur në këtë stadium që mban emrin e një djali të shkëlqyer. Emri i tij do të jetojë gjithmonë në këtë stadium e zemrat tona. Përfundimisht ky stadium është simbol i asaj kur punojmë me pasion dhe përkushtim”- tha drejtori.

 

Turneu përkujtimor “Erion Kajtazi”- Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Turneu përkujtimor “Erion Kajtazi” – Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

dyvjetorin e vdekjes së futbollistit, në Mitrovicë ishte shfaqur një dokumentar, që riktheu në kujtesë momentet më të rëndësishme të jetës e të karrierës së tij.

Dokumentari “Një yll që rrezatoi fort dhe u shua shpejt” pasqyroi zhvillimin e karrierës së tij, ëndrrën për futboll dhe ndikimin e këtij futbollisti në sportin e Kosovës.

Dokumentari ishte shfaqur para një numri qytetarësh mitrovicas, të cilët e nderuan e respektuan me emocione figurën e Erionit.

Erion Kajtazi ka vdekur më 03.12.2022, gjatë ndeshjes kundër “A&N” në Prizren, pasi kishte pësuar atak kardiak.

Vdes futbollisti 16 vjeçar i FC Trepça ’89