Albin Kurti në Mensën e Studentëve

Kryeministri Kurti e ha mëngjesin në ‘Mensën e Studentëve’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në inaugurimin e ‘Mensës së Studentëve’ në Prishtinë, pas renovimit që i është bërë kësaj qendre.

Me këtë rast, kryeministri Kurti shihet edhe duke ngrënë mëngjes në ‘Mensën e Studentëve’, bashkë me Ushtruesin e Detyrës së drejtorit të Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudarin.

Albin Kurti në Mensën e Studentëve
Albin Kurti në Mensën e Studentëve
Albin Kurti në Mensën e Studentëve

Në anën tjetër, ditë më parë, Fatmir Sfishta është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Qendrës së Studentëve. Në një deklaratë para mediave me 22 shtator, Sfishta kishte pretenduar se shkarkimi i tij ishte i paligjshëm.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në ‘KallxoPërnime’, kishte thënë se Sfishta dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë, ishin emëruar me akt-emërime të paligjshme.

Ministrja tregon arsyet e shkarkimit të drejtorëve të Qendrës së Studentëve, të Inspektoratit të Arsimit dhe të Institutit Pedagogjik