Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krimi në veri të Kosovës- LIVE

Në emisionin e sotëm “Kallxo Pernime” po diskutohet rreth tërheqjes së urdhër-arrestit ndaj të kërkuarit në lidhje me vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, Millan Radoiçiq.

Çka thotë prokurori që hetoi rastin e vrasjes së Ivanoviqit, Sylë Hoxha, në lidhje me urdhër-arrestin e tërhequr?

Çfarë letre i kishte shkuar Hoxhës dhe cili ishte mesazhi në të cilën u përmend edhe pensionimi i tij?

A kishte prova të mjaftueshme për të tërhequr urdhër-arrestin ndaj të kërkuarit Milan Radoiçiq?

Si funksionon grupi i krimit të organizuar në veri të Mitrovicës?

Kreshnik Gashi tregon se cili ishte vendimi i gjykatës për tërheqjen e urdhër- arrestit ndaj Radoiçiqit.

Gazetari serb Branisllav Krstiq tregon atmosferën në veri të Mitrovicës pas tërheqjes së urdhër-arrestit ndaj Radoiçiqit.