Foto: Memli Krasniqi/Facebook

Krasniqi: Rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se rreth 700 familjë do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë.

Ai ka lavdëruar punën e Bedri Hamzës, si kryetar i Mitrovicës, në nisjen e realizimit e projektit për ndërtimin e kësaj rruge.

“Rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, për të cilët, qarkullimi dhe jetesa do të bëhet më e lehtë me përfundimin e këtij projekti. Pas një angazhimi të gjatë, në bashkëpunim me banorët, Kryetari Bedri Hamza ka nisur sot edhe zyrtarisht punën për realizimin e këtij projekti transformues për qytetin e Mitrovicës” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.

I pari i PDK-së ka vazhduar me lavdet për kabinetin e Hamzës, duke thënë se kjo është qeverisja që e meritojnë mitrovicasit.

“Një qytet i organizuar, ku zyrtarët komunalë japin llogari dhe ku institucionet angazhohen çdo ditë për mirëqenien e qytetarëve të tyre, është gjithçka që kanë merituar mitrovicasit” – ka thënë më tej Krasniqi.