Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kontrabandë me mallra, Policia kap një kamion me targa të Serbisë me 4 ton mish të bardh

Policia e Kosovës në Leposaviq më 11.04.2024 ka gjetur një kamion me rreth 4 tonë mish të bardh.

Organet e rendit kanë njoftuar se kamioni me targa të Serbisë kishte devijuar rrugën dhe kishte hyrë në një përrua ndërsa drejtuesi i tij është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është cilësuar si kontrabandim me mallra.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës janë duke u marrë me rastin.