Konjufca pret në takim kryetarin e FSHF-së Armand Duka

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca u takua me kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Konjufca uroi Dukën për zgjedhjen e tij si zëvendëspresident i UEFA-s.

Duka mori përgëzime edhe për arritjet e deritashme të kombëtares së Shqipërisë në futboll, sidomos në rrugën e kësaj kombëtareje drejt Euro 2024.

“Kombëtarja shqiptare e futbollit është modeli më i suksesshëm i asaj se çfarë mund të arrijmë kur jemi të bashkuar në forca, ide dhe qëllime. Ajo na ka bërë të gjithëve krenarë”, theksoi kryetari Konjufca, thuhet në komunikatën për media të Kuvendit të Kosovës.

Duka falënderoi Konjufcën për diskutimin lidhur me zhvillimin e sportit në Kosovës e Shqipëri.

Gjatë vizitës kryetari i FSHF-së, Armand Duka, shoqërohej nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.