Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi flet për shkeljet e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave në Kosovë
15.3.2025 - 20:16
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva-Dermaku, në “KallxoPërnime” flet për mbrojtjen e të dhënave personale, shkeljen e privatësisë, kaosin me kamerat e sigurisë në Kosovë dhe tema që lidhen me këto çështje.
Ajo tregon se si AIP identifikoi për një kohë të shkurtë 6 mijë kamera të hapura në internet në territorin e Kosovës dhe çfarë rreziku përbën një gjë e tillë.
Në “KallxoPërnime” do të trajtohet edhe vendimi për mbylljen e Tik-Tok-ut në Shqipëri dhe nevoja për edukim në përdorimin e rrjeteve sociale në Kosovë.