Kollçaku për Kodin Civil: Mos mendoni që dikush në këtë sallë nuk është nën petkun e atyre që ne po flasim, preferojnë ta mbajnë sekret

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka folur sot në Kuvend për nenin 1,138 të Kodit Civil i cili parasheh lejimin e bashkësisë civile mes personave me sekse të njëjta.

Kollçaku tha se për njerëzit është vendosje e lirë duke shtuar se në sallën e Kuvendit ka të tillë që janë nën petkun e atyre për të cilët po flitet në seancë por që sipas saj është preferuar të mbahet sekret.

“Për njerëzit është vendosje si me thënë vendosje e lirë. Edhe në këtë sallë këtu, siç ju kam thënë shumë më herët mos mendoni që dikush nuk është nën petkun eventual për të cilin ne sot po flasim por, është preferu që të mbahet sekret. Sot ka njerëz të guximshëm dhe kanë dalë hapur”, ka deklaruar ajo.

Kollçaku tha se sot votohet me bindje dhe se nuk është mirë që të stigmatizohet askush.

“Bindja e çdokujt është e tij. Votojmë sot me bindje. Nuk është e mirë që të stigmatizohet asnjëra anë e asnjëra tjetër”, ka thënë Kollçaku.

“Ne nuk do të gjykojmë askënd që do të votojë kundër apo për de unë e ftoj secilin që të votojë me bindjet e veta me mundësi të tejkalojë vetveten për hir të kaq shumë neneve që në fazën e amandamentimit të jepet kontributi edhe për plotësim ndryshim të diçka që në moment nuk i duket e udhës. Nëse pajtohemi me votimin e dytë atëherë votojmë në total ose e hedhim poshtë por jo me argumente të rrejshme”, ka shtuar ajo.