Ilustrim
Katër të arrestuar për vjedhje të rëndë në Suharekë, dy nga ta të mitur
Policia e Kosovës, stacioni në Suharekë, ka arrestuar dje katër persona të dyshuar për vjedhje të rëndë. Dy nga të arrestuarit janë të mitur.
Policia ka bërë të ditur inicialet dhe vitin e lindjes së të dyshuarve.
“V.K., viti i lindjes 2002, A.Gj., viti i lindjes 2005, M.A., viti i lindjes 2007 dhe L.G., viti i lindjes 2009” – janë personat që ranë në pranga të Policisë.
Policia ka thënë se arrestimi i tyre është bërë gjatë hetimit të një rasti të ndodhur më 17 shtator 2023 në rrugën ’’Brigada 123’’ në Suharekë.
Në këtë rrugë PK ka thënë se janë gjetur prova se të lartcekurit në bashkëveprim ka kryer një rast vjedhje të rëndë në një lokal afarist.
“Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve ligjorë” – thuhet në njoftim.
Tutje u tha se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit të parë ka lëshuar masën e ndalimit policor ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt ligjore.