Pamje nga kamerat e sigurisë nga arratisja e Millan Radoiçiq

KallxoPernime zbardh mënyrën se si u arratis Millan Radoiçiq (VIDEO)

Në edicionin e së shtunës, KallxoPernime do të shfaqë tërë ngjarjen se si ishte arratisur njëri nga njerëzit më të përfolur në Kosovë.

Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe ishte arratisur në shkurtin e vitit 2022, në pikën kufitare të Bernjakut.

Arratisja e tij kishte ndodhur gjatë mandatit të Qeverisë Kurti dhe në pikën kufitare ishin suspenduar disa policë, të cilët më pas ishin rikthyer në punë.

Pamjet ekskluzive, të filmuara nga kamerat e EULEX-it do të transmetohen në KallxoPernime.

Transmetimi i pamjeve realizohet në kuadër të hulumtimit për rastin e njohur si “Brezovica”. Radoiçiq ishte pjesë e hetimeve për rastin “Brezovica” për shkak të dyshimeve për ndikim në dëshmitarë.

Përpos pamjeve nga arratisja, emisioni sjell edhe pjesën tjetër të bastisjeve në shtëpitë e biznesmenëve të dyshuar për fajde. Aty do të zbulohen të dhëna për biznese që dhanë para deri në 1.5 milion euro me fajde.

Të gjitha do të mbështeten me një intervistë ekskluzive me prokurorin Rasim Maloku, i cili do të flas për hetimet në rastin “Brezovica” dhe për fatin e villave të cilat ishin konsiksuar në dosjen “Brezovica”.

Hulumtimi transmetohet sonte nga ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe në Kallxo.com.